Gjermania e financon me 83 mijë euro një projekt të një OJQ-je në Mitrovicë për “avancimin e dialogut Kosovë-Serbi”
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka njoftuar se po e financojnë me 83 mijë euro një projekt të Iniciativës së Re Sociale, një organizate të shoqërisë civile me bazë në Mitrovicë. Rohde shkroi se “mbështetja e dialogut të udhëhequr nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë është interes kyç i Gjermanisë” dhe se projekti ka të […]
![Gjermania e financon me 83 mijë euro një projekt të një OJQ-je në Mitrovicë për “avancimin e dialogut Kosovë-Serbi”](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/07/658389-gjermania-e-financon-me-83-mije-euro-nje-projekt-te-nje-ojq-je-ne-mitrovice-per-avancimin-e-dialogut-kosove-serbi.png)
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka njoftuar se po e financojnë me 83 mijë euro një projekt të Iniciativës së Re Sociale, një organizate të shoqërisë civile me bazë në Mitrovicë.
Rohde shkroi se “mbështetja e dialogut të udhëhequr nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë është interes kyç i Gjermanisë” dhe se projekti ka të bëjë me avancimin e dialogut “përmes publikimeve, diskutimeve dhe kontakteve”.
“Marrja me shoqërinë civile dhe krijimi i një mirëkuptimi është shumë e rëndësishme!”, shkroi Rohde.