“Gjithnjë kam dashur të luaj për Kosovën”, Erblin Osmani gati për debutimin me Dardanët

Erblin Osmani ka mbërritur në Prishtinë për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës, pasi është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, transmeton albinfo.ch.
Mesfushori 17-vjeçar, i cili është pjesë e Bayern Munichut, ka thënë se gjithmonë ka pasur dëshirë të luajë për Kosovën dhe se është krenar që kjo mundësi iu realizua.
“Kam dashur gjithmonë të luaj për Kosovën. Jam shumë krenar që mund të luaj dhe që e kam këtë shans për këtë shtet”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Talenti kosovar shpreson që me “Dardanët” të arrijë suksese të mëdha.
“Ishalla kemi me arrit shumë lartë me Kosovën. Ka shumë potencial për me arrit shumë”, është shprehur ai.
Osmani ka falënderuar përzgjedhësin Franco Foda, presidentin e FFK-së, Agim Ademi, si dhe stafin e Kombëtares për ftesën dhe pritjen.
“Falënderoj Franco Foden, Agim Ademin dhe tërë stafin që më kanë dërguar ftesë dhe më kanë pritur kaq mirë. Falënderoj edhe Bayern Munichun që më kanë arritur deri në këtë pikë”, ka thënë ai.
Osmani pritet të jetë pjesë e përgatitjeve të Kosovës për ndeshjet e ardhshme, ndërsa Kombëtarja ka zhvilluar tashmë seancën e parë stërvitore në kuadër të grumbullimit./Albinfo.ch
The post “Gjithnjë kam dashur të luaj për Kosovën”, Erblin Osmani gati për debutimin me Dardanët appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



