Gjithnjë e më pak filloristë në Dibër

Migrimi masiv i popullatës nga viti në vit ulë numrin e filloristëve në komunën e Dibrës. Vetëm për disa vite numri është përgjysmuar, me tendencë që kjo situatë të vazhdojë The post Gjithnjë e më pak filloristë në Dibër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Gjithnjë e më pak filloristë në Dibër

Migrimi masiv i popullatës nga viti në vit ulë numrin e filloristëve në komunën e Dibrës. Vetëm për disa vite numri është përgjysmuar, me tendencë që kjo situatë të vazhdojë edhe në vitin e ri shkollor 2024/25 . Para dy dekadave numri i filloristëve ka qenë mbi 400.

Të dhënat të institucioneve thonë se në afatin e përcaktuar me ligj për regjistrim të filloristëve janë paraqitur afro 88 filloristë në tre shkollat fillore të komunës, por poashtu shtojnë se pritet numri të jetë më i madh me që tradicionalisht regjistrimet të filloristëve prindërit dibran i realizojnë edhe ne prag të fillimit të vitit shkollor.

Nga ana tjetër, sipas burimeve të njëjta edhe këtë vit shkollor pritet që të ketë probleme me regjistrimet që tentojnë t’i bëjnë disa prindër, që fëmijët filloristë t’i regjistrojnë në shkollat fillore që janë në rajone të tjera e jo në rajonet e qytetit ku janë përcaktuar.

Inspektori komunal i arsimit Burim Kaziu për gazetën Koha, thotë se vazhdon ulja e filloristëve për shkak të migrimit të popullatës të re. Ai sqaron se në afatin e caktuar nga Ministria e Arsimit në tre shkollat fillore të Dibrës, “Penestia”, “Said Najdeni” dhe “Riste Ristevski”, në fshatin Kosovrasti i Poshtëm, janë regjistruar afro 80 filloristë.

“Duhet të theksoj se pritet në periudhën para fillimit të vitit të ri shkollor 2024 /2025, dukshëm të rritet numri i filloristëve. Regjistrimi para fillimit të vitit shkollor vite me radhë praktikohet nga prindër si në qytet ashtu edhe ne fshat. Por përsëri pritet që numri të jetë më i ulët në krahasim me vitin e kaluar shkollor”, thotë Kaziu dhe shton se sipas statistikave të institucioneve parashkollore, çerdhes, priten diçka me shumë se 130 filloristë, kurse vitin e kaluar ka patur afro 180.

Inspektori Kaziu thekson se edhe këtë vit në komunën e Dibrës ka probleme me prindërit të cilët edhe pse filloristët duhet t’i regjistrojnë në shkollën “Said Najdeni”, në përputhje me rregulloren komunale për regjistrim, ata tentojnë fëmijët t’i regjistrojnë në shkollën “Penestia” që gjendet në qendër të qytetit.

“Në shkollën Said Najdeni ka arsimtarë shumë të mirë, por ky institucion arsimor është në periferi dhe ka prindër të cilët tentojnë fëmijët t’i regjistrojnë në shkollën fillore që gjendet në qendër të Dibrës. Ne nuk do të tolerojmë asnjë prind të regjistrojë fëmijët jashtë rajonit dhe do të zbatojmë rregulloren për ndarjen të rajoneve dhe regjistrimin e filloristëve, siç kanë përcaktuar institucionet lokale“, thotë inspektori Burim Kaziu.

Në institucionet shkollore na informuan se gjatë sezonit veror do të realizohen shumë aktivitete për sanim dhe rikonstruim të objekteve shkollore, me qëllim në shtator kushtet në shkolla të jenë sa më të mira./Koha.mk/

The post Gjithnjë e më pak filloristë në Dibër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .