Gjykata Federale vendos: Nuk dëbohet në Kosovë personi që ka vrarë gruan

Ai mund të dëbohej vetëm nëse Zyra Federale e Drejtësisë do të siguronte që ai të trajtohej në sistemin penal të Kosovës siç kërkohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut The post Gjykata Federale vendos: Nuk dëbohet në Kosovë personi që ka vrarë gruan appeared first on Albinfo.

Gjykata Federale vendos: Nuk dëbohet në Kosovë personi që ka vrarë gruan

Rreth 15 vjet më parë, një 41-vjeçar kishte qëlluar për vdekje gruan e tij në Riniken, pranë qytetit Brugg të Kantonit Aargau. Në vitin 2013 ai ishte dënuar me 20 vjet burgim, transmeton albinfo.ch. Tani, personi i dënuar është mbrojtur me sukses nga detyrimi për të vazhduar vuajtjen e dënimit në Kosovë.

Në prill të vitit 2009, kosovari kishte vrarë gruan e tij 35-vjeçare në stacionin e autobusit përballë postës në Riniken me disa të shtëna. Aktit të përgjakshëm i ka paraprirë një dramë e gjatë në lidhjen mes tyre, shkruan Aargauer Zeitung. Nga procesi gjyqësor del se gruaja, nënë e tre fëmijëve të përbashkët, donte të ndahej nga bashkëshorti, i cili nuk donte të pranonte një gjë të tillë.

Gjykata Federale Penale tani ka vendosur në favor të vrasësit, tashmë 56-vjeçar.

Në vendimin e saj të datës 12 qershor 2024, Gjykata deklaron se personi mund të deportohej në Kosovë vetëm nëse Zyra Federale e Drejtësisë do të siguronte që ai të trajtohej në sistemin penal të Kosovës siç kërkohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përcjell albinfo.ch. Duke qenë se kjo nuk mund të sigurohej, i dënuari tani mund të vazhdojë në Zvicër vuajtjen e pjesës tjetër të dënimit me burg.

 

The post Gjykata Federale vendos: Nuk dëbohet në Kosovë personi që ka vrarë gruan appeared first on Albinfo.