Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim.

Ai dyshohet për tri vepra penale.

Njoftimi:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale

Prishtinë 13 Mars 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Kanosja, Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë si dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.K., ashtu që të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes, rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.