Gjykata ua cakton masën paraqitje në stacion policor 22 personave të dyshuar për falsifikim të rezultatit zgjedhor

Gjykata ua cakton masën paraqitje në stacion policor 22 personave të dyshuar për falsifikim të rezultatit zgjedhor

Gjykata Themelore në Gjakovë ua ka caktuar masën e sigurisë 22 të dyshuarve për falsifikim të rezultateve të votimit nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Atyre u është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.

Gjykata ka mbajtur tri seanca të ndara dëgjimore mbrëmjen e së premtes dhe aty ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktim të paraburgimit.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhej se 22 të dyshuarit në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave, me autorizime të marra nga KQZ, në Qendrën Komunale të Numërimit në Gjakovë, e vendosur në palestrën e sporteve “Shani Nushi”, me veprime të kundërligjshme kanë ndërhyrë në procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet e tij, me ç’rast kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e lirë të votuesve.

votuesve.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve dhe ndaj tyre ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këtë vendim, të pandehurit do të paraqiten në stacion policor për një periudhë prej një muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data 6 shkurt 2026 deri më 5 mars 2026