Granit Xhaka kryen testet para përgatitjeve me Sunderlandin

Granit Xhaka është rikthyer në Academy of Light, qendrën stërvitore të Sunderlandit, ku i është nënshtruar testeve para nisjes së plotë të përgatitjeve për sezonin e ri, transmeton albinfo.ch.
Mesfushori me përvojë ka nisur kështu fazën e radhës të përgatitjeve me skuadrën angleze, me fokus te rikthimi në ritmin optimal fizik dhe përgatitja për sfidat e sezonit të ri.
Xhaka pritet të ketë një rol të rëndësishëm te Sunderland, jo vetëm për cilësitë e tij në mesfushë, por edhe për përvojën dhe lidershipin që sjell në skuadër.
Pas përfundimit të testeve, fokusi i kapitenit të Zvicrës tashmë kalon te puna në fushë dhe përgatitjet intensive me pjesën tjetër të ekipit.
Sunderland synon të jetë sa më i përgatitur për sezonin e ri, ndërsa Xhaka pritet të jetë një nga figurat kryesore të skuadrës si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë të udhëheqjes së grupit. /Albinfo.ch
The post Granit Xhaka kryen testet para përgatitjeve me Sunderlandin appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



