Greqia e paralajmëroi Maqedoninë e Veriut rreth shkeljes së Marrëveshjes së Prespës

Greqia ka akuzuar Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut për shkeljen e marrëveshjes historike për emrin e shtetit, duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë shpresat e Shkupit që një ditë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, raporton Radio Evropa e Lirë. Reagimi i Athinës erdhi një ditë pasi kryeministri i ri i Maqedonisë së […]

Greqia e paralajmëroi Maqedoninë e Veriut rreth shkeljes së Marrëveshjes së Prespës

Greqia ka akuzuar Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut për shkeljen e marrëveshjes historike për emrin e shtetit, duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë shpresat e Shkupit që një ditë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, raporton Radio Evropa e Lirë.

Reagimi i Athinës erdhi një ditë pasi kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut nga VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, vazhdimisht përdori emrin e vjetër të shtetit, Maqedoni, duke thënë se për të është i “turpshëm” emri i ri i shtetit.

Marrëveshja e vitit 2018 me Greqinë – që njihet si Marrëveshje e Prespës – shtet që pretendon se Maqedoni quhet një prej rajoneve të tij, u nënshkrua nga Qeveria e qendrës së majtë, të cilën Mickoski e mposhti në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 maj.

Duke folur para Parlamentit të dielën para votimit për Qeverinë e re, Mickoski vazhdimisht përdori emrin e vjetër të shtetit. Por, pasi bëri betimin si kryeministër, ai përdori emrin zyrtar të shtetit.

“Do të duhet të dorëzohen para jush dhe ta përmend këtë mbiemër të turpshëm sepse ai është, për fat të keq, pjesë e ligjit dhe Kushtetutës që duhet ta respektoj si kryeministër”, tha Mickoski para deputetëve.

Të hënën, kryediplomati grek George Gerapetritis, tha se anëtarësimi i Shkupit në BE do të jetë “i papranueshëm dhe i paimagjinueshëm” nëse nuk respektohet plotësisht ligji ndërkombëtar, përfshirë edhe marrëveshja për emrin.

Ndryshe, jo vetëm në samitin e NATO-s, me fakte dhe argumente, siç kam bërë gjithë jetën, jam gati të flas në Athinë, në Shkup, në Bruksel dhe kudo. Kjo është përgjigja e liderit dhe mandatarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndaj mesazhit të dërguar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në të cilin ai paralajmëroi “pozicion shumë të pakëndshëm” në samitin e NATO-s nëse Mickoski si kryeministër insiston në të njëjtën retorikë rreth emrit.

Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë rritur tensionet midis tyre, të cilat erdhën pasi gjatë betimit që bëri presidentja e re e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, përmendi vetëm emrin Maqedoni në vend të emrit kushtetues të shtetit, Maqedoni e Veriut.

LEXO: Mitsotakis: Shkupi duhet të kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën për çështjen e emrit