Greqia, në alarm nga zjarret

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se vendi e tij përballet me një verë të rrezikshme sa u përket zjarreve. Zjarret e egra janë të zakonshme në këtë vend mesdhetar, por moti më i nxehtë, më i thatë dhe më me erë, të cilin shkencëtarët e lidhin me efektet e ndryshimeve klimatike, rriti frekuencën dhe […] The post Greqia, në alarm nga zjarret appeared first on Albinfo.

Greqia, në alarm nga zjarret

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se vendi e tij përballet me një verë të rrezikshme sa u përket zjarreve.

Zjarret e egra janë të zakonshme në këtë vend mesdhetar, por moti më i nxehtë, më i thatë dhe më me erë, të cilin shkencëtarët e lidhin me efektet e ndryshimeve klimatike, rriti frekuencën dhe intensitetin e tyre. Fundjavën që shkoi, dhjetëra zjarre shpërthyen në gjithë Greqinë, përfshirë dy afër kryeqytetit Athinë, transmeton euronews, përcjell albinfo..ch.

Greqia i rriti përgatitjet për këtë vit, duke punësuar më shumë staf, pasi, vitin e kaluar zjarret në pyje detyruan rreth 19.000 njerëz të largoheshin nga ishulli i Rodosit dhe shkaktuan vdekjen e rreth 20 personave në veri të vendit.

 

The post Greqia, në alarm nga zjarret appeared first on Albinfo.