Gresa shfaqet në top formë nga pushimet, mahnit me fotot nga bregdeti

Gresa shfaqet në top formë nga pushimet, mahnit me fotot nga bregdeti

Modelja Gresë Hoti ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj, duke publikuar fotografi të realizuara në një prej destinacioneve të bukura bregdetare.

E veshur me bikini të zeza, ajo ka pozuar pranë detit, ndërsa në sfond shihen uji i kristaltë.

Në fotografit^, modelja shfaqet duke pozuar mbi shkëmbinj, duke nxjerrë në pah linjat e saj trupore dhe paraqitjen verore. Fotografia ka marrë shpejt vëmendjen e ndjekësve, me qindra pëlqime dhe reagime vetëm pak minuta pas publikimit.

Gresë Hoti është aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe paraqitjet e saj. Edhe kësaj radhe, postimi i saj nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për dukjen dhe fotografitë nga pushimet.

Modelja duket se po shijon në maksimum ditët e verës, duke sjellë për fansat pamje nga një ambienti luksoz.

 


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.