Gruaja e deputetit i përgjigjet Demalisë për “historinë rozë”, analisti: Çfarë të presësh nga një Palluqe që nxjerr para bashkëshorten?!

Deputeti Edmond Spaho dhe analisti Ilir Demalia kanë nisur një debat në rrjetet sociale i cili vazhdon prej ditësh dhe tashmë ka përfshirë dhe familjarët e tyre. Pas pretendimeve të Demalisë për një “histori rozë” të deputetit, ka reaguar dhe gruaja e këtij të fundit. “Nuk me shqetesove fare me lajmin qe me dhe. E […] The post Gruaja e deputetit i përgjigjet Demalisë për “historinë rozë”, analisti: Çfarë të presësh nga një Palluqe që nxjerr para bashkëshorten?! appeared first on Newsbomb Albania.

Gruaja e deputetit i përgjigjet Demalisë për “historinë rozë”, analisti: Çfarë të presësh nga një Palluqe që nxjerr para bashkëshorten?!

Deputeti Edmond Spaho dhe analisti Ilir Demalia kanë nisur një debat në rrjetet sociale i cili vazhdon prej ditësh dhe tashmë ka përfshirë dhe familjarët e tyre. Pas pretendimeve të Demalisë për një “histori rozë” të deputetit, ka reaguar dhe gruaja e këtij të fundit.

“Nuk me shqetesove fare me lajmin qe me dhe. E di pse? Sepse aq vite jete, veshtiresi qe kemi kaluar bashke me Edmondin, nuk i çbejne shume burra bashke.

Te besh shpifje aq te uleta, ne kete nivel, i benin vetem spiunet qe ndanin familje te tera ne kohen e komunizmit. Po ti mendon se po te kishte nje gram te vertete do ta gjeje ti nga Amerika?”, shkruan bashkëshortja e deputetit demokrat.

Më tej, ajo i thotë analistit që t’i gjejë në fillim pronat që pretendon në Korçë e Pogradec e pastaj të flasin për historinë rozë.

“E di cfare? Po te jap nje shans. Me gjej ne fillim ato pronat qe paskemi ne Pogradec e ne Korce, pastaj flasim per E-ne.

Dhe nje fjale per ju komentuesit histerike qe ferkuat duart. Ne kete histori vlen proverbi popullor ” nje budalla hedh nje gur ne lume, e 100 te mençur se nxjerrin dot”. Ah me falni qe s’u prezantova. Jam bashkeshortja e Edmond Spahos”, përmbyll ajo.

Këtij reagimi i është përgjigjur po në rrjetet sociale dhe analisti Ilir Demalia. Ai nxjerr një dokument të ish-Sigurimit të Shtetit, ku regjimi i kohës e cilësonte “armik të betuar të Shqipërisë”. Ndërsa për deputetin, Demalia vazhdon ta quajë “Palluqe” dhe thotë se nuk ke çfarë të presësh nga një person që para përplasjes nxjerr gruan.

“Kjo grua më drejtohet mua: “Ne si familje kemi vuajtur kaq shume sa kurre nuk do na shuhet urrejtja per ju.” Çfarë ti përgjigjesh kësaj psikiatre që së pari duhet të bëjë vetëterapi pē ç’ka beson apo gënjen.

“Urrejtja për Ju!”Më drejtohet në vetën e tretë duke më identifikuar mua me regjimin komunist qe kanë “persekutuar” këtë dhe Palluqen të shoqin(?!!) Kjo psikiatre dhe grua(?!!) Me këta duhet të qeshësh si në përrallën e xhumxhuxhave me xhuxhmaxhuxhët e demo(n)kracisë shqiptare Liri-Demokraci pordhi plaka në mulli”, shkruan ndër rreshta Ilir Demalia.

The post Gruaja e deputetit i përgjigjet Demalisë për “historinë rozë”, analisti: Çfarë të presësh nga një Palluqe që nxjerr para bashkëshorten?! appeared first on Newsbomb Albania.