Gruevski: Pas rastit “Feniks” qëndrojnë Zaevi dhe politikanët e frikësuar të partive të tjera

Ish kryeministri, Nikolla Gruevski ka reaguar për rastin “Feniks”, lëndë e cila ka të bëjë me projektin “Shkupi 2014”, në të cilën ai është i dyshuari i parë, transmeton  Portalb.mk. Gruevski, i cili aktualisht është refugjat në Hungari, vlerëson se e gjithë situata është produkt për shpërqëndrim të opinionin nga problemet në gjyqësor dhe prokurori […]

Gruevski: Pas rastit “Feniks” qëndrojnë Zaevi dhe politikanët e frikësuar të partive të tjera

Ish kryeministri, Nikolla Gruevski ka reaguar për rastin “Feniks”, lëndë e cila ka të bëjë me projektin “Shkupi 2014”, në të cilën ai është i dyshuari i parë, transmeton  Portalb.mk.

Gruevski, i cili aktualisht është refugjat në Hungari, vlerëson se e gjithë situata është produkt për shpërqëndrim të opinionin nga problemet në gjyqësor dhe prokurori në të cilat, në rastin konkret, është e përfshirë edhe kompania austriake, ndërsa reagoi edhe ambasada austriake në vend.

Ai thotë se, sistemi gjyqësorë është shndërruar në instrument dhe vegël për shpërqëndrim nga krimet e individëve të pushtetit dhe për eliminim politike të kundërshtarëve politik, posaçërisht të atyre që gëzojnë besimin e popullit.

“Pas kësaj procedure qëndrojnë politikanët e frikësuar, në krye me Zaevin i cili edhe më tej ka ndikim shumë të madh në sistemin gjyqësor dhe njerëz të afërt të politikës, nga partia e tij LSDM, por edhe nga partitë tjera. Pikërisht për këtë ndikim, ai ia lejon vetes të shfrytëzoj sistemin gjyqësor përpos për qëllime dhe aktivitete kriminele politike edhe për ato të biznesit. Politikanët e frikësuar kanë arsye të frikësohen. Kanë bërë shumë shumë të këqija dhe edhe bëjnë, të bindur se ashtu do të proseprojnë përjetësisht”, thotë Gruevski.

Ai vlerëson se arsyetimi se pse ai dhe të tjerët, mes të cilëve edhe ish ministrat e Financës dhe Kulturës, dy ish kryetar komunash dhe ish kryesuesi i Këshillit të Komunës Qendër, janë vendosur në listën e të dyshuarve “është arsyetim i palogjikshëm, jodemokratik, joligjor dhe i cekët”.

“Kanë arsyetuar se me fuqinë dhe ndikimin e tyre politik kanë ndikuar që Qeveria si organ kolektiv të propozojë dhe Kuvendi me vendim kolektiv të sjell ligj për buxhetin, prej të cilit del mundësia ligjore më vonë, me të cilën sërish me vendim të qeverisë si organ kolektiv, mjete të caktuara monetare t’u jepen në dispozicion komunave për ndërtim të përmendoreve në komuna. Nuk ekziston shtet në botë në të cilin ndonjë funksionar i cili ka propozuar ndonjë ide, pas së cilës kanë qëndruar shumica në kuvend dhe ka sjellë vendim, ndërsa më pas edhe Qeveria, apo si kryesues i seancës së Qeverisë ka nënshkruar vendim të qeverisë e cila në mënyrë kolektive dhe pa përjashtim e ka pranuar atë vendim, të ndiqet penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nuk ka një vend të tillë!”, ka shrkuar Gruevski.

Sipas tij, nuk ka asgjë kontestuese edhe në atë që kompania e Italisë e cila ka marrë tenderin për punimin e 11 përmendoreve, i ka dhënë një pjesë të punës nënkontraktorit. Ajo, siç thotë Gruevski, është praktikë normale e biznesit gjithkund në botë.

“Është e dukshme tendenca që të njolloset projekti dhe garnitura politike e asaj kohe, sepse përpjekjet e deritanishme 15 vjeçare u kanë dhënë shumë pak fryt, sepse populli shef dhe gjykon me çfarë kriminel, mashtrues dhe tradhtarë ka punë, të cilët donin t’i rrënonin monumentet, puseta të Brukselit, vendosën mbishkrime të reja e çka jo tjetër. Atë që e di populli është se, përmendoret dhe gjitha projektet e tjera, nga i a.q. projekti “Shkupi 2014”, janë bërë me shumë dashur dhe ndjenja patriotike të aktorëve, ndërsa nëse ndonjë individë pretendon se ka mashtuar diçka, duhet t’i ofrojë opinionit dhe gjykatës dëshmi shumë reale për atë”, theksoi ai.

Prokuroria Themelore Publike pas shumë vitesh procedurë parahetimore, ka hapur hetim – nën dyshimin se 15 persona kanë larë para për punimin e 11 përmendorëve në Itali. Bëhet fjalë për përmendorët luftëtari në kalë, katër luanë, Goce Dellçev, Dame Gruev Nikolla Karev, Metodija Andonov Çento, Car Samoil, Justiniani i Parë, KAKÇM, themeluesit e VMRO-së.  Sipas prokurorisë, nga buxheti i qytetarëve, në mënyrë të paligjshme janë paguar për punimin e përmendoreve 57.5 milionë euro, ndërkaq në Itali janë punuar të njëjtat shumë më lirë. Paratë e mbetura, janë larë në mënyra të ndryshme dhe prej Italisë janë kthyer në RMV, por jo në buxhet, por në firma të ndryshme.

Në këtë rast si i dyshuar i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski, i dyshuar i dytë ish ministri i Financave Zoran Stavrevski, i dyshuari i tretë ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska, i dyshuar i katërt është ish kryetari i Komunës Qendër, Vlladimir Zdravev, i dyshuar i pestë ish kryetari i Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq, ndërkaq e dyshuar e gjashtë është pasardhësja e tij, Violeta Alarova. Një prej të dyshuarve, i teti me radhë, është shtetas italian. Të gjithë bashkë, të bashkuar me emrin kodues “Feniks”, sipas Prokurorisë, kanë larë mbi 16 milionë euro nëpërmjet përmendoreve, ndërkaq siç tha prokurori Lubomir lape, i cili e ka udhëhequr rastin “nën vellon e rëndësisë shtetëformuese të personaliteteve”.

Mbrëmjen e 30 qershorit, gjykatësi i procedurës paraprake i caktoi masën e paraburgimit ish krytearit të Qendrës, Vlladimir Todoroviq. Personit T.D. i është caktuar masa e paraburgimit shtëpiak, ndërsa kanë personave të tjerë u është caktuar paraburgim prej 30 ditëve, në mesin e të cilëve është edhe kryesuesi i Komunës Qendrë, Vlladimir Zdravev.

LEXO: RMV, paraburgim shtëpiak për Todoroviqin, ndërsa paraburgim 30-ditor për Zdravevin në “Feniks” për keqpërdorime me përmendoret nga “Shkupi 2014” LEXO:Gruevski, Stavreski, Milevska, Todoroviq dhe funksionarë tjerë kanë larë miliona euro në projektin fiktiv për përmendoret e “Shkupi 2014” LEXO: U arrestuan ish-kryetari i Qendrës, Vlladimir Todoroviq dhe 10 bashkëpunëtorë për pastrim parash në projektin “Shkupi 2014”