Habit shqiptari Dritan Abazoviç: Do të jem në stadium për të bërë tifo për Serbinë

Politikani shqiptar, ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se do të jetë në stadium duke bërë tifo për Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë në kuadër të kampionatit evropian. Këto komente Abazoviq i bëri për transmetuesin publik serb. “Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër […]

Habit shqiptari Dritan Abazoviç: Do të jem në stadium për të bërë tifo për Serbinë

Politikani shqiptar, ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se do të jetë në stadium duke bërë tifo për Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë në kuadër të kampionatit evropian.

Këto komente Abazoviq i bëri për transmetuesin publik serb.

“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, tha Abazoviq.