Haradinaj: AAK-ja dëshmi e subjektit politik me mbështetjen më të fuqishme nga diaspora në Gjermani
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po dëshmohet si subjekti politik me mbështetjen më të fuqishme nga bashkatdhetarët tanë në Gjermani. Kështu shprehet kreu i kësaj partie politike, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook. “Diaspora jonë ndërlidhet me çdo etapë historike të Kosovës dhe vazhdon edhe sot të jetë forcë e atdheut. Ata kanë një […]
![Haradinaj: AAK-ja dëshmi e subjektit politik me mbështetjen më të fuqishme nga diaspora në Gjermani](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657711-haradinaj-aak-ja-deshmi-e-subjektit-politik-me-mbeshtetjen-me-te-fuqishme-nga-diaspora-ne-gjermani.jpg)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po dëshmohet si subjekti politik me mbështetjen më të fuqishme nga bashkatdhetarët tanë në Gjermani.
Kështu shprehet kreu i kësaj partie politike, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook.
“Diaspora jonë ndërlidhet me çdo etapë historike të Kosovës dhe vazhdon edhe sot të jetë forcë e atdheut. Ata kanë një adresë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po fuqizohet çdo ditë falë punës së shkëlqyer të strukturave të saj, sikurse këtu në Gjermani, ku Ukë Blaka me bashkëpunëtorë Aleancën e kanë shndërruar në forcën kryesore politike”, shkroi Haradinaj.
“Shpagimi më i mirë për kontributin e tyre të çmueshëm është ndërtimi i një Kosove të fortë politikisht dhe ekonomikisht, të anëtarësuar në NATO, si kontribuse e paqes, që fuqizon kështu edhe njerëzit e saj kudo në botë