Haradinaj: I trishtë lajmi për vdekjen e Tahirsylajt, vjen nga një familje atdhetare

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Sylë Tahirsylajt, ekspert i meteorologjisë. Ai thotë se Sylë Tahirsylaj, vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza. “Kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Profesori Tahirsylaj do të […]

Haradinaj: I trishtë lajmi për vdekjen e Tahirsylajt, vjen nga një familje atdhetare

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Sylë Tahirsylajt, ekspert i meteorologjisë.

Ai thotë se Sylë Tahirsylaj, vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza.

“Kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Profesori Tahirsylaj do të kujtohet si njeri i urtë e atdhetar, profesionist e i dashur për të gjithë”, shkruan Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka ngushëlluar të gjithë që e njohën profesorin Tahirsylaj.