Haradinaj: Vendimi për themelimin e ushtrisë, trashëgimi e brezit të UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të angazhohet për anëtarësim në NATO. Haradinaj e quan trashëgimi të brezit të UÇK-së vendimin për themelimin e ushtrisë. “Vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideroj trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tani duhet të angazhohemi […]

Haradinaj: Vendimi për themelimin e ushtrisë, trashëgimi e brezit të UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të angazhohet për anëtarësim në NATO.

Haradinaj e quan trashëgimi të brezit të UÇK-së vendimin për themelimin e ushtrisë.

“Vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideroj trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tani duhet të angazhohemi për anëtarësim në NATO. Djemtë e vajzat më të mirë janë në Ushtrinë dhe Policinë tonë. Më bëtë krenar!”, ka thënë Haradinaj.