Harry Kane shpallet sulmuesi më i mirë i vitit 2026

Harry Kane është nderuar me çmimin “Sulmuesi i Vitit” në ceremoninë e Topit të Artë 2026, pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gjatë të cilit realizoi 73 gola për klubin dhe kombëtaren në sezonin 2025/26.
Sulmuesi anglez u vlerësua për paraqitjet e tij mbresëlënëse para portës, duke e fituar këtë çmim për herë të dytë në karrierën e tij. Herën e parë, Kane ishte shpallur fitues në vitin 2024, kur kishte shënuar 52 gola, njësoj sa Kylian Mbappe.
Me 73 realizimet e këtij sezoni, ylli anglez ka vendosur një rekord të ri për numrin e golave me të cilët është fituar ky trofe. Ai ka kaluar kështu Viktor Gyökeresin, i cili në vitin 2025 e kishte fituar çmimin me 63 gola të shënuar.
Ky çmim, i njohur më herët si trofeu “Gerd Müller”, i dedikohet futbollistit që realizon më së shumti gola për klubin dhe përfaqësuesen e tij gjatë një sezoni.
Kane e nis me sukses mbrëmjen e Topit të Artë 2026, duke siguruar një tjetër vlerësim individual. Megjithatë, mbetet të shihet nëse sulmuesi anglez do të arrijë të fitojë edhe çmime të tjera gjatë kësaj ceremonie.
The post Harry Kane shpallet sulmuesi më i mirë i vitit 2026 appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



