Haxhiu: PS dhe PD biznesmenët dhe kriminelët i kanë të përbashkët

Haxhiu: PS dhe PD biznesmenët dhe kriminelët i kanë të përbashkët

Në emisionin “Opinion”, analisti  Baton Haxhiu, shprehet skeptik në impaktin që do të ketë protesta e opozitës që do të zhvillohet të premten në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Haxhiu tha se nuk beson në “seriozitetin” e aksionit opozitar, pasi sipas tij, si PD dhe PS kanë përbashkët biznesmenët dhe kriminelët.

Teksa thekon se protesta e nesërme do të dështojë, analisti shprehet se në tubimet e saj PD nuk adreson çështje konkrete.

Edhe kriminelët i kanë të përbashkët mazhoranca e opozita, edhe biznesmenët i kanë të përbashkët. Mendoj se protesta nesër do të dështojë. Unë kritikoj atë që nuk më pëlqen tek qeveria. Djem të rinj dhe nuk ndahen nga doktori, kjo nuk më pëlqen.

Një parti që nuk ka adresim ndaj medias, ndaj bizneseve të caktuara, një parti që nuk emërton probleme, si do fitojë zgjedhjet? Mua nuk më bind kjo opozitë. Kjo sepse të njëjtët njerëz, që bashkëpunojnë me Ramën, bashkëpunojnë dhe me Berishën”,-tha Haxhiu.