Haxhiu për pesë shtëpitë e premtuara nga VV për të moshuarit: Përsëritje e rrenave të “Nestradinit”
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, premtimin e kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për ndërtimin e pesë shtëpive për të moshuarit, e ka quajtur mashtrim të përsëritur. ‘’Me i komentu premtimet e Albin Kurtit dhe VV-së është sikurse me i përsërit rrenat e Nestradinit’’ tha Haxhiu shkurt për Front Online. Derisa, nuk ka dashur të […]
![Haxhiu për pesë shtëpitë e premtuara nga VV për të moshuarit: Përsëritje e rrenave të “Nestradinit”](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657875-haxhiu-per-pese-shtepite-e-premtuara-nga-vv-per-te-moshuarit-perseritje-e-rrenave-te-nestradinit.jpg)
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, premtimin e kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për ndërtimin e pesë shtëpive për të moshuarit, e ka quajtur mashtrim të përsëritur.
‘’Me i komentu premtimet e Albin Kurtit dhe VV-së është sikurse me i përsërit rrenat e Nestradinit’’ tha Haxhiu shkurt për Front Online.
Derisa, nuk ka dashur të komentoj më shumë nëse pret që Kurti në mandatin e mbetur do të bëjë diçka për këtë kategori.