Haxhiu shkarkon zyrtaren e panelit që liroi me kusht të dënuarin për vra*sje dhe ish-dëshmitarin në rastin Dehari

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka larguar anëtaren e Panelit për Lirim me Kusht, Argjira Asllani, e cila ishte pjesë e vendimit për lirim me kusht të Luz Allakajt, një i dënuar për vrasje në Marmull të Gjakovës rreth 10 vjet më parë. Allakaj, i cili ishte dëshmitar në rastin e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, […]

Haxhiu shkarkon zyrtaren e panelit që liroi me kusht të dënuarin për vra*sje dhe ish-dëshmitarin në rastin Dehari

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka larguar anëtaren e Panelit për Lirim me Kusht, Argjira Asllani, e cila ishte pjesë e vendimit për lirim me kusht të Luz Allakajt, një i dënuar për vrasje në Marmull të Gjakovës rreth 10 vjet më parë.

Allakaj, i cili ishte dëshmitar në rastin e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, kishte marrë një lehtësim të dënimit për tre vjet e gjysmë nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 2020, një veprim që atëherë ishte kritikuar ashpër nga Vetëvendosja.

“Zonja Argjira Asllani nuk është më zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë, nga 1 maji i këtij viti. Pesë ditë pasi mua më ka ardhur raporti nga Paneli për Lirim me Kusht. Kur e kam parë emrin e Luz Allakajt kam vlerësuar që duhet ndryshuar vendimin për emërimin e saj. Gjegjësisht, ajo nuk është më anëtare as e Panelit për Lirim me Kusht e as zyrtare e MD-së,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.