Higjiena komunale Shkup: Të ndalohet hedhja masive e mbeturinave në afërsi të kontejnerëve
NP Higjiena Komunale – Shkup bën thirrje për ndalimin e hedhjes së mbeturinave jashtë kontejnerëve, nga ku siç thonë prej disa kohësh ballafaqohen me këtë hedhje masive të paligjshme të mbetjes në afërsi direkte të enëve të destinuara për hedhjen e mbetjes komunale. Deponitë e egra rreth kontejnerëve, thonë nga Higjiena, ndodhin gjatë periudhës kur […]
![Higjiena komunale Shkup: Të ndalohet hedhja masive e mbeturinave në afërsi të kontejnerëve](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/viber_image_2024-06-16_17-40-56-670.jpg?fit=1024%2C774&quality=89&ssl=1)
NP Higjiena Komunale – Shkup bën thirrje për ndalimin e hedhjes së mbeturinave jashtë kontejnerëve, nga ku siç thonë prej disa kohësh ballafaqohen me këtë hedhje masive të paligjshme të mbetjes në afërsi direkte të enëve të destinuara për hedhjen e mbetjes komunale. Deponitë e egra rreth kontejnerëve, thonë nga Higjiena, ndodhin gjatë periudhës kur enët janë plotësisht bosh dhe mbetjet mund të hidhen në to, transmeton Portalb.mk.
Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e Ndërrmarjes kanë larguar rreth 40 metra kub mbetje të hedhur në kontejnerët në Bulevardin Kërste Misirkov – afër Q. T. Mavrovka, në rrugët Xhon Kenedi dhe Hristijan Todorovski – Karposh në komunën e Çairit, Naroden Front, Dame Gruev, Partizanska dhe Mitropolitan Teodosij Gologanov – në komunën Qendër, si dhe rrugët 1510 dhe Hristo Tatarçev në komunën Kisella Vodë të Shkupit.
“Qyteti i Shkupit dhe NP Higjiena Komunale – Shkup bëjnë thirrje që të ndalohet hedhja tendencioze e paligjshme dhe e pavetëdijshme e mbetjes në hapësira publike. Edhe një herë ju rikujtojmë se çdo hedhje e mbetjes jashtë enëve të caktuar është shkelje e drejtpërdrejtë e Ligjit për Pastërti Publike dhe autorët i nënshtrohen sanksioneve. Kjo sjellje rrezikon shëndetin publik dhe rrit ndjeshëm rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive, veçanërisht në periudhën verore”, thuhet në njoftimin e Higjienës Komunale.
Hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup Hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup Hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup Hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup Hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup Hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup Hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup Hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup Hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup Hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup Hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup Hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup Hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup Hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup