Hisen Berisha: Albin Kurti është një diktator, sepse vetëm diktatori është mbi kushtetutën dhe është vet ligji

Ish deputeti i Republikës së Kosovës, Hisen Berisha në emisionin Gazeta ka folur rreth çështjes së presidentit dhe amandamenteve të cilat presidentja aktuale i ka dorëzuar ne Kuvendin e Kosovës.
Berisha tha qevrisja aktuale e cila ishte edhe ne vitin e kaluar, bashkë me presidenten Osmani kanë tentuar që ta defunksionalizojnë Gjykatën Kushtetuese, duke i larguar nga puna gjykatësit të cilët kanë qenë në Kushtetuese.
“Presidentja dhe struktura qeverisëse aktuale e kanë goditur Gjykaten Kushtetuese, së pari filluan me atë gjyqtarin nga Gjakova me pretendime ndaj tij, pastaj filluan me një tjetër që i’a kontestonin diplomën sepse tendenca ishte që edhe ata 6 anëtarë që janë, ta heqin një dhe t’a bëjnë jofunksionale”, tha Berisha në Gazeta.
Berisha tha se si kryeministri Kurti, ashtu edhe presidentja Osmani kanë tentuar që të udhëheqin pa mekanizma të kushtetutshmërisësë këtij vendi, pa Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se kishte tendenca që kjo gjykatë të bëhet jofunksionale.
Gjithathu ai shtoi se regjimet të cilat nuk kanë kushtetutshmëri, janë vetëm perandoritë dhe diktatorët, të cilët janë mbi ligjin, por janë edhe vet ligji apo kushtetuta e një vendi.
Berisha tha se ne e kemi një miniaturë të tillë e cila udhëheq përmes komiteteve, është një Albin Kurt i cili u mundua t’a godasë Gjykatën Kushtetuese në vitin e kaluar dhe ta bëjë jofunksionale. Të njejtën e tha edhe për presidenten Osmani, e cila sipas tij, u mundua de defunksionalizojë po të njejtën Gjykatë dhe ta sjellë vendin vetëm në iniciativa ligjore të qeverisë./Gazeta 10
Deklarata e plotë:





