Hoxha dhe Abazi: Bashkëpunimi institucional përmirëson infrastrukturën e ujitjes në Bogovinë

Hoxha dhe Abazi: Bashkëpunimi institucional përmirëson infrastrukturën e ujitjes në Bogovinë
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, së bashku me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, kanë inspektuar punimet për pastrimin e kanaleve të ujitjes në territorin e komunës.
Punimet janë duke u realizuar nga SHA Ekonomia e Ujërave, ndërsa Komuna e Bogovinës ka angazhuar edhe ndërmarrjen komunale për të siguruar mekanizim, punëtorë dhe mjete të nevojshme.
Gjatë vizitës, Hoxha ka theksuar se mirëmbajtja e rregullt e rrjetit të ujitjes është një parakusht thelbësor për një sezon bujqësor të suksesshëm dhe për sigurimin e ujit në tokën bujqësore.
“Ky është një shembull i mirë se si bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe pushtetit lokal sjell rezultate konkrete për qytetarët. Falënderoj kryetarin Feti Abazi për përkushtimin dhe mbështetjen konkrete në realizimin e këtyre punimeve. Vetëm me koordinim dhe angazhim të përbashkët mund të ndërtojmë një sistem ujitjeje më funksional dhe mbështetje më të madhe për fermerët”, ka deklaruar Hoxha.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka njoftuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me komunat për përmirësimin e infrastrukturës ujore dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e bujqësisë në vend.
Me pak fjalë
Zëvendësministri Albrim Hoxha dhe kryetari Feti Abazi kanë inspektuar punimet e pastrimit të kanaleve të ujitjes në Bogovinë. Bashkëpunimi institucional midis ministrisë dhe komunës ka rezultuar në përmirësimin e infrastrukturës ujore, duke garantuar kushte më të mira për fermerët.
Personat e përmendur
- Albrim Hoxha - Albrim Hoxha
- Feti Abazi - Feti Abazi
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




