Hulumtuesi kroat zbulon lidhjet e errëta të Veselinoviqit me Vuçiqin dhe Dodikun

Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq ka publikuar në rrjetet sociale akuza të rënda lidhur me shkatërrimin e një vendi memorial në zonën e Prijedorit të Bosnje dhe Hercegovinës, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore u krye një krim masiv ndaj civilëve serbë. Sipas Margetiqit, në vitin 2023, në zonën e Bukova Kosës, përkatësisht në fshatin

Hulumtuesi kroat zbulon lidhjet e errëta të Veselinoviqit me Vuçiqin dhe Dodikun
hulumtuesi-kroat-zbulon-lidhjet-e-erreta-te-veselinoviqit-me-vuciqin-dhe-dodikun

hulumtuesi-kroat-zbulon-lidhjet-e-erreta-te-veselinoviqit-me-vuciqin-dhe-dodikun

Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq ka publikuar në rrjetet sociale akuza të rënda lidhur me shkatërrimin e një vendi memorial në zonën e Prijedorit të Bosnje dhe Hercegovinës, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore u krye një krim masiv ndaj civilëve serbë.

Sipas Margetiqit, në vitin 2023, në zonën e Bukova Kosës, përkatësisht në fshatin Veliko Palançishte, janë ushtruar presione të paligjshme ndaj banorëve lokalë për t’i detyruar ata të shesin tokën e tyre.

Ai pretendon se këto veprime janë kryer nga persona të lidhur me biznesmenin serb Zvonko Veselinoviq, përmes kompanisë Drvoexport, e cila ka hapur miniera qymyri të paligjshme në atë territor.