Huthët e Jemenit hyjnë në luftën e Iranit me sulme ndaj Izraelit

Huthët e Jemenit hyjnë në luftën e Iranit me sulme ndaj Izraelit

Rreziku i një lufte të zgjeruar me Iranin u rrit ndërsa Huthët e Jemenit, të lidhur me Iranin, nisën të shtunën sulmet e tyre të para ndaj Izraelit që nga fillimi i konfliktit, ndërsa forca shtesë amerikane arritën në Lindjen e Mesme.

Uashingtoni ka dërguar mijëra marinsa në Lindjen e Mesme në luftën njëmujore, shkruan Reuters. I pari nga dy kontingjentet mbërriti të premten me një anije sulmi amfibe, tha ushtria amerikane të shtunën.

Gazeta Washington Post raportoi të shtunën se zyrtarët amerikanë thanë se Pentagoni po përgatitej për javë të tëra operacionesh tokësore në Iran, që ndoshta përfshijnë bastisje nga Operacionet Speciale dhe trupat konvencionale të këmbësorisë. Nëse Presidenti Donald Trump do të miratonte planet për vendosjen e trupave tokësore mbetet e pasigurt, raportoi gazeta Washington Post.

Reuters ka raportuar se Pentagoni po shqyrtonte operacione ushtarake që mund të përfshijnë vendosjen e trupave tokësore në Iran.