Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar deri në orën 14:00

Të shtunën, hyrja në Vushtrri nga drejtimi për Prishtinë do të jetë e mbyllur për gjashtë orë. Këtë lajm e ka bërë të ditur të premten ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Hysni Durmishi, që ka kërkuar nga qytetarët të përdorin rrugë alternative. “Të dashur qytetarë, nesër, më 13.12.2025, për shkak të asfaltimit të

Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar deri në orën 14:00
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar deri në orën 14:00

Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar deri në orën 14:00

Të shtunën, hyrja në Vushtrri nga drejtimi për Prishtinë do të jetë e mbyllur për gjashtë orë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur të premten ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Hysni Durmishi, që ka kërkuar nga qytetarët të përdorin rrugë alternative.

“Të dashur qytetarë, nesër, më 13.12.2025, për shkak të asfaltimit të bypass-it të Vushtrrisë, segmenti Smrekonicë – hyrja në Vushtrri (drejtimi për Prishtinë) do të jetë i mbyllur nga 08:00 – 14:00. Përdorni rrugën alternative nëpër qytetin e Vushtrrisë”, ka njoftuar Durmishi në Facebook.