Imri Ahmeti thotë se s’do të vazhdojë në pozitën e Sekretarit në LDK: Duhet të marrim përgjegjësi
Kreu i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se s’do të vazhdojë më në pozitën e Sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë si shenj të marrjes së përgjegjësisë për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, por edhe për shkak se nuk i përshtatet me punën


Kreu i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se s’do të vazhdojë më në pozitën e Sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë si shenj të marrjes së përgjegjësisë për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, por edhe për shkak se nuk i përshtatet me punën që ka si kryetar i Komunës së Lipjanit.
“Nuk besoj që duhet të vazhdojë çështjen e sekretarit sepse besoj që duhet të marrim përgjegjësi”, ka thënë ai, duke shtuar se më këtë hap dëshiron të çel rrugë edhe për gjeneratat e reja.


