Inteligjenca amerikane paralajmëron: Lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut po afrohet

Inteligjenca amerikane ka paralajmëruar se një konfrontim në shkallë të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut ka të ngjarë të shpërthejë në javët e ardhshme, nëse Jerusalemi dhe Hamasi dështojnë të arrijnë një marrëveshje armëpushimi në Gaza. Zyrtarët amerikanë po përpiqen të bindin të dyja palët që të ulin tensionet, një detyrë që do të ishte […] The post Inteligjenca amerikane paralajmëron: Lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut po afrohet appeared first on Albinfo.

Inteligjenca amerikane paralajmëron: Lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut po afrohet

Inteligjenca amerikane ka paralajmëruar se një konfrontim në shkallë të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut ka të ngjarë të shpërthejë në javët e ardhshme, nëse Jerusalemi dhe Hamasi dështojnë të arrijnë një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

Zyrtarët amerikanë po përpiqen të bindin të dyja palët që të ulin tensionet, një detyrë që do të ishte dukshëm më e lehtë me një armëpushim në Gaza.

Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe Hezbollahu kanë hartuar plane luftarake dhe janë në proces të përpjekjes për të blerë armë shtesë, sipas dy zyrtarëve të lartë amerikanë të informuar mbi inteligjencën, shkruan Politico.

Të dyja palët kanë thënë publikisht se nuk duan të shkojnë në luftë, por zyrtarët e lartë të administrates Biden besojnë gjithnjë e më shumë se luftime intensive ka të ngjarë të shpërthejnë pavarësisht përpjekjeve për ta parandaluar atë.

Një tjetër zyrtar amerikan ka deklaruar se rreziku është më i lartë tani se në çdo moment tjetër në javët e fundit.

Një luftë midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të ndezë një konflikt që detyron SHBA-në të ndihmojë në mbrojtjen e Jerusalemit, dhe shtyn administratën e Bidenit të angazhohet më thellë në një rajon që prej vitesh është përpjekur të largohet, transmeton albinfo.ch.

Inteligjenca e SHBA-së ofron një vlerësim pak më konservator sesa ato që vijnë nga pjesë të Evropës. Disa vende evropiane llogaritin se një luftë midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të ndodhë brenda disa ditësh. Shumë prej tyre kanë këshilluar qytetarët e tyre të largohen nga Libani.

Kanadaja po përgatitet gjithashtu të evakuojë mijëra nga vendi teksa Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi ​​të enjten një këshillë udhëtimi për qytetarët amerikanë, duke u kërkuar atyre që të “rishqyrtojnë fuqishëm” udhëtimin në Liban.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, tha se administrata po punon drejt një “rezolute diplomatike” që do të lejonte qytetarët izraelitë dhe libanezë të kthehen në shtëpitë e tyre.

The post Inteligjenca amerikane paralajmëron: Lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut po afrohet appeared first on Albinfo.