Ish-ministri i Infrastrukturës: Rruga Prishtinë-Podujevë është imazhi më real i Qeverisë “Kurti”

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj konsideron se rruga Podujevë-Prishtinë tregon imazhin e vërtetë të Qeverisë “Kurti”. Ai për “Front Online” thotë se pushteti aktual ka dështuar në projekte e investime kapitale. “Qeveria Kurti do të mbahet mend si Qeveria më e dështuar për projekte të reja e investime kapitale. Rruga Podujevë-Prishtinë është imazhi dhe pasqyra […]

Ish-ministri i Infrastrukturës: Rruga Prishtinë-Podujevë është imazhi më real i Qeverisë “Kurti”


Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj konsideron se rruga Podujevë-Prishtinë tregon imazhin e vërtetë të Qeverisë “Kurti”.

Ai për “Front Online” thotë se pushteti aktual ka dështuar në projekte e investime kapitale.

“Qeveria Kurti do të mbahet mend si Qeveria më e dështuar për projekte të reja e investime kapitale. Rruga Podujevë-Prishtinë është imazhi dhe pasqyra e vërtetë e Qeverisë Kurti për tërë Kosovën”.

Lekaj vlerëson se fat i keq është për ministrinë e qytetarët të udhëhiqen nga Hysen Durmishi.

Mosdija e ministrisë së Infrastrukturës ka quar në vonesën e realizimit të punimeve, thotë Lekaj.

“Zvarritjet e punimeve në Infrastrukturë janë si pasojë e mosdijes për të krijuar plane për dinamikën e punëve dhe projekteve qendrore dhe lokale. Është fat i keq për Ministrinë dhe qytetarët të udhëhiqen nga Durmishi”.

Ish-ministri Lekaj nuk ka pritshmëri që do të përfundojë rruga Podujevë-Prishtinë gjatë këtij mandati qeverisës.

“Rruga ashtu si qindra projekte e premtime elektorale e qeveritare nuk do të arrijnë të realizohen”.