Ish-Presidenti i Kosovës: Pse nuk e shpallëm pavarësinë me datë 28 nëntor

Emisioni “Opinion”, këtë 17 shkurt, është i përqendruar në kujtimet dhe rezolutat që solli lufta për liri në Kosovë. Në lidhje të drejtpërdrejtë, ishte ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili u rikthye 18 vite më parë për të ndarë atë se çfarë ndodhi. Sejdiu u shpreh se ishte menduar që pavarësia të shpallej më […]

Ish-Presidenti i Kosovës: Pse nuk e shpallëm pavarësinë me datë 28 nëntor

Emisioni “Opinion”, këtë 17 shkurt, është i përqendruar në kujtimet dhe rezolutat që solli lufta për liri në Kosovë.

Në lidhje të drejtpërdrejtë, ishte ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili u rikthye 18 vite më parë për të ndarë atë se çfarë ndodhi.

Sejdiu u shpreh se ishte menduar që pavarësia të shpallej më 28 nëntor, ide kjo e ardhur nga presione të brendshme asokohe.

“Ka pasur presione të brendshme, ndonjëhere dhe nga Ekipi i Unitetit, edhe nga qytetarët që të shpallet më 28 nëntor. Bëhet një lidhje historike midis… do të bëheshin tre, nëntori i Skënderbeut, i dyti i Ismail Qemalit dhe i treti një nëntor në Prishtinë”, tha ai.

Por, pse nuk u vendos për një 28 nëntor të tretë historik? Për Sejdiun përgjigjja është shumë e thjeshtë: “Ishin arsyet praktike, të cilat i kishim të mirë studiuara”.