Ish-zëvendësministri i arsimit për premtimin e Qeverisë për 160 çerdheve: Strategji e gabuar për të zgjidhur këtë problem

Profesori dhe ish-zëvendësministri i arsimit, Xhavit Rexhaj, për FrontOnline, thotë se përfshirja tejet ulët e fëmijëve në nivelin e hershëm të edukimit, përbën një nga pikat me të dobëta dhe kërcënim për zhvillimin e mëtejme për të ardhmen ‘’Edukimi i hershëm është çështja më e ndjeshme në sistemin e të arsimit në Kosovë. Përfshirja tejet […]

Ish-zëvendësministri i arsimit për premtimin e Qeverisë për 160 çerdheve: Strategji e gabuar për të zgjidhur këtë problem

Profesori dhe ish-zëvendësministri i arsimit, Xhavit Rexhaj, për FrontOnline, thotë se përfshirja tejet ulët e fëmijëve në nivelin e hershëm të edukimit, përbën një nga pikat me të dobëta dhe kërcënim për zhvillimin e mëtejme për të ardhmen

‘’Edukimi i hershëm është çështja më e ndjeshme në sistemin e të arsimit në Kosovë. Përfshirja tejet e ulët e fëmijëve në këtë nivel të edukimit, përbën një nga pikat më të dobëta me kërcënim edhe për zhvillimin e me tejme të niveleve edhe më të larta në të ardhmen’’ thekon ai.

Ndërkaq për premtim e Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e 160 çerdheve, Rexhaj deklaron se këto janë strategji të gabuara që po përdorën dhe se të tilla premtime ka pasur edhe në qeveritë e kaluara.

‘’Strategjitë e zgjedhura për të zgjidhur këtë problem, nuk kanë qenë të duhura për kontekstin kosovar. Sepse është vështirë të premtohet të ndërtohen 160 çerdhe, sepse edhe nga e kaluara kemi pasur raste të projekteve të mëdha, por nuk ka pasur mundësi të ndërtohen 160 çerdhe apo shkolla brenda një mandati qeverisës, dhe kjo ka qenë strategji e gabuar’’ potencon ai.

Ish-zëvendësministri i MAHT-tit, thekson se dueht bërë shumë më shumë se sa që është bërë deri më tani.

‘’Janë hapur edhe paralele për fëmijët në shkollat fillore, por kjo strategji është zhvilluar sa duhet. Mendoj se kjo ka qenë mungesa kryesore në fëmijërinë e hershme. Duhet bërë shumë më shumë se sa që është bërë deri tash’’ deklaroj Rexhaj për FrontOnline.