Iu vazhdua paraburgimi babait të fëmijës që bëri masakër në shkollën e Beogradit
Gjykata e Lartë në Beograd ia zgjati edhe për 30 ditë paraburgimin babait të djalit që kreu masakrën më 3 maj në shkollën e Beogradit “Vladislav Ribnikar”, në të cilën humbën jetën 10 persona dhe 6 u plagosën, njofton Radiotelevizioni i Serbisë, transmeton Portalb.mk. Babait i është vazhduar paraburgimi me propozim të prokurorisë për rrethana […]
![Iu vazhdua paraburgimi babait të fëmijës që bëri masakër në shkollën e Beogradit](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/343962756_1280046622861463_7178097799426081232_n.png?fit=1024%2C577&ssl=1)
Gjykata e Lartë në Beograd ia zgjati edhe për 30 ditë paraburgimin babait të djalit që kreu masakrën më 3 maj në shkollën e Beogradit “Vladislav Ribnikar”, në të cilën humbën jetën 10 persona dhe 6 u plagosën, njofton Radiotelevizioni i Serbisë, transmeton Portalb.mk.
Babait i është vazhduar paraburgimi me propozim të prokurorisë për rrethana të veçanta që tregojnë se i akuzuari mund ta përsërisë veprën nëse lirohet.
“Duke qenë se ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari ka kryer një vepër penale për të cilën është paraparë dënimi me burg mbi dhjetë vjet dhe mënyra e ekzekutimit dhe ashpërsia e pasojave të veprës kanë shkaktuar ankth në opinion, e cila mund të kërcënojë zhvillimin e qetë dhe të drejtë të procedurës penale”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Lartë në Beograd.
Aktualisht po vijon procedura para hetimore për nënën e djalit që ka kryer masakrën për të përcaktuar nëse veprimet e saj përmbajnë elementë të veprës penale të neglizhencës dhe keqtrajtimit të fëmijës, si dhe po kryhen kontrolle edhe në klubin e qitjes ku babë e bir ushtronin të shtënat me armë.
Babai i akuzuar është arrestuar pasi djali i tij, i cili sipas ligjit nuk mund të përgjigjet penalisht për shkak se është i mitur nën moshën 14 vjeçare, ka kryer vrasje masive në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd.
LEXO: Lavdërimi dhe mbështetja e vrasësit të mitur – si e prezantuan përmbajtjet në TikTok masakrën në Serbi?