Ja çfarë i trashëgoi menjëherë Vesa Vllasaliu vajzës së saj
Vesa Vllasaliu ka pak muaj që ka marrë epitetin më të bukur në jetë, atë të nënës. Ardhja në jetë e vajzës së saj, Miresa, ia ka zbukuruar edhe më shumë përditshmërinë bukuroshes, e cila shpesh ndan momente të ëmbla me ndjekësit në rrjete sociale. Së fundmi, Vesa ka zbuluar një detaj mjaft emocionues: ajo […]
Vesa Vllasaliu ka pak muaj që ka marrë epitetin më të bukur në jetë, atë të nënës.
Ardhja në jetë e vajzës së saj, Miresa, ia ka zbukuruar edhe më shumë përditshmërinë bukuroshes, e cila shpesh ndan momente të ëmbla me ndjekësit në rrjete sociale.
Së fundmi, Vesa ka zbuluar një detaj mjaft emocionues: ajo i ka trashëguar vajzës së saj luhatësen që e kishte ruajtur për plot 26 vite. Një kujtim i veçantë nga fëmijëria e saj, që tashmë po vazhdon historinë me brezin e ri.
“Te luhaja e mamit”, ka shkruar ajo mbi fotografinë e publikuar, shkruan Kosovarja.


