“Jam krenar për punën e Ministrisë së Brendshme”, deputetët e PD-Lamallarit: Çfarë thotë ky?! Vritet 13-vjeçari te dera e shtëpise e në shkolla pihet drogë

Zëvendësministri Besfort Lamallari ka deklaruar sot në Komisionin e Çështjeve Ligjore se ishte krenar për punën e institucionit ku punonte. Deklaratë kjo e cila ka shkaktuar debate të forta të “Ligjet”. E ndërsa në mbledhje u diskutua konventa për shtypjen e akteve të terrorizmit bërthamor, deputetja e Partisë Demokratike,  Dhurata Çupi kërkoi informacione nëse ka […] The post “Jam krenar për punën e Ministrisë së Brendshme”, deputetët e PD-Lamallarit: Çfarë thotë ky?! Vritet 13-vjeçari te dera e shtëpise e në shkolla pihet drogë appeared first on Newsbomb Albania.

“Jam krenar për punën e Ministrisë së Brendshme”, deputetët e PD-Lamallarit: Çfarë thotë ky?! Vritet 13-vjeçari te dera e shtëpise e në shkolla pihet drogë

Zëvendësministri Besfort Lamallari ka deklaruar sot në Komisionin e Çështjeve Ligjore se ishte krenar për punën e institucionit ku punonte. Deklaratë kjo e cila ka shkaktuar debate të forta të “Ligjet”.

E ndërsa në mbledhje u diskutua konventa për shtypjen e akteve të terrorizmit bërthamor, deputetja e Partisë Demokratike,  Dhurata Çupi kërkoi informacione nëse ka burime radioaktive në vendin tonë.

Pjesë nga debati:

Çupi: A keni informacion mbi burimet radioaktive në Shqipëri? Çfarë ka të shtuar ky kontroll? Mirë që firmosim letrat, por çështja është që të kontrollojmë territorin. Mbetet në letra, apo kemi informacione për burime radioaktive?

Lamallari: Në territorin e Republikës së Shqipërisë për gjendjen materiale radioaktive, por jo bërthamore. Ato janë për qëllime dobiprurëse, për shkencën dhe mjekësinë. Rregullat dhe standardet janë të përcaktuara. Ne jemi palë tashmë. Janë dhe institucionet zbatuese, kemi dhe drejtori që përkujdesen për parandalimin dhe zbatimin e ligjit, siç është dhe ISHP. Jam krenar dhe e them me përgjegjësi. Nuk mohojmë se s’do ketë asnjëherë. Faktet janë fakte.

Çupi: Për ça është krenar? Vrasje e krime përditë. Është e papranueshme, mes mund të thotë ai ashtu.

Dogjani: Ça krenarie?? Të vritesh në shtëpi…apo si në rastin e 13-vjeçarit që vritet te dera e shtëpisë? Që vriten dy veta në Dukagjin? Ju të vini këtu dhe të thoni; situata nuk është mirë. Këtu duhet të dihet se çfarë kërkon qytetari shqiptar. Kërkojmë të jemi të sigurt në shtëpitë tona. Po pihet drogë në shkolla. Flas si qytetar. Më vjen keq që vini këtu dhe thoni; jam krenar që pihet drogë dhe që vritet.

Bushka: Mos paragjykoni dhe nxirrni fjalët nga konteksti.

The post “Jam krenar për punën e Ministrisë së Brendshme”, deputetët e PD-Lamallarit: Çfarë thotë ky?! Vritet 13-vjeçari te dera e shtëpise e në shkolla pihet drogë appeared first on Newsbomb Albania.