Janë ndjerë dy tërmete në Maqedoni, sizmologët me detaje
Një tërmet me intensitet III shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane (EMS) është ndjerë mbrëmë në orën 23:10 në Manastir, Ohër dhe vendet përreth, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Republikën fqinje të Shqipërisë, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale sipas Rihterit […] The post Janë ndjerë dy tërmete në Maqedoni, sizmologët me detaje appeared first on InfoShqip.com.
Një tërmet me intensitet III shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane (EMS) është ndjerë mbrëmë në orën 23:10 në Manastir, Ohër dhe vendet përreth, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Republikën fqinje të Shqipërisë, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale sipas Rihterit ML 3.7.
Më herët, në orën 19:50, është ndjerë edhe një tjetër tërmet në Ohër dhe rrethinë, me intensitet III shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Greqi, rreth 100 kilometra në juglindje të Shkupit.
The post Janë ndjerë dy tërmete në Maqedoni, sizmologët me detaje appeared first on InfoShqip.com.

