Jens Stoltenberg dhe Timço Mucunski dënuan agresionin ushtarak rus në Ukrainë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së tij të parë të punës në Bruksel, ka pasur takim në selinë e Aleancës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, njofton MPJ. Siç theksojnë nga atje, takimi po zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të Aleancës për përkujtimin […]

Jens Stoltenberg dhe Timço Mucunski dënuan agresionin ushtarak rus në Ukrainë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së tij të parë të punës në Bruksel, ka pasur takim në selinë e Aleancës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, njofton MPJ. Siç theksojnë nga atje, takimi po zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të Aleancës për përkujtimin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s. Përvjetori do të shënohet gjatë Samitit të ardhshëm të NATO-s në korrik në Uashington, transmeton Portalb.mk.

Në fokus të bisedës mes Stoltenberg dhe Mucunskit ishte situata aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor si rajon me rëndësi strategjike për NATO-n dhe nevoja për përshpejtimin e proceseve integruese euroatlantike.

“Vazhdimi i koordinimit të ngushtë dhe aktiviteteve të përbashkëta të NATO-s dhe BE-së është veçanërisht i rëndësishëm, në radhë të parë përmes përshpejtimit të proceseve integruese evropiane dhe euroatlantike të vendeve të rajonit, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për konsolidimin e stabilitetit rajonal, sigurisë dhe prosperitet”, theksoi Mucunski.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, aleanca e NATO-s përshëndeti faktin që vendi arriti pragun prej 2 përqind të PBB-së për investime në mbrojtje.

Mucunski e njohu Stoltenberg me prioritetet e Programit të Punës së Qeverisë së re, sipas të cilit fokusi do të jetë në proceset reformuese dhe kontributin e mëtutjeshëm për paqen e përbashkët dhe sigurinë e zonës euroatlantike.

Dy bashkëbiseduesit, konfirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën, si dhe dënimin e tyre të ashpër të agresionit ushtarak rus. Ata shkëmbyen mendime edhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe çështje të tjera aktuale të natyrës së jashtme – politike dhe të sigurisë.

Ministri Mucunski shprehu mirënjohjen më të lartë për punën e gjatë dhe të përkushtuar të Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg në Aleancë.