Jeta përtej kamerave, ky është ‘pushimi’ i Londrimit në shtallë
Londrim Mekaj po e shijon në maksimum qëndrimin në “Big Brother VIP Kosova”, ku më në fund po bën atë jetën e rehatshme pa alarm në mëngjes. Por, stafi që menaxhon rrjetet e tij sociale ka vendosur t’ua kujtojë ndjekësve se nga vjen “Loni” dhe çfarë bën ai kur nuk është nën dritat e kamerave. […] The post Jeta përtej kamerave, ky është ‘pushimi’ i Londrimit në shtallë appeared first on InfoShqip.com.
Londrim Mekaj po e shijon në maksimum qëndrimin në “Big Brother VIP Kosova”, ku më në fund po bën atë jetën e rehatshme pa alarm në mëngjes.
Por, stafi që menaxhon rrjetet e tij sociale ka vendosur t’ua kujtojë ndjekësve se nga vjen “Loni” dhe çfarë bën ai kur nuk është nën dritat e kamerave.
Në disa video të publikuara së fundmi në Instagram, të cilat me shumë ironi janë titulluar “Pushimi jem”, banori shfaqet “në aksion” në fshat, por jo duke pushuar.
Larg luksit dhe veshjeve të shtrenjta, ai shihet duke pastruar stallën dhe duke ushqyer viçat, punë këto që siç ka rrëfyer edhe vetë, i ka bërë që fëmijë.
Këto pamje vijnë si një vulë e asaj historie prekëse që tregoi javë më parë, se si puna e rëndë fizike i kishte rrëmbyer fëmijërinë. /Prive By Liberta Spahiu
The post Jeta përtej kamerave, ky është ‘pushimi’ i Londrimit në shtallë appeared first on InfoShqip.com.

