Joseph: S’e kuptoj Kurtin – e pranoi draftin e Asociacionit, tash kërkon të ndryshohet – s’ka mundësi

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Washington, Edward P. Joseph ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund ta ndryshojë draftin e statutit të Asociacionit, të cilin thotë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar fillimisht. Në një intervistë për RTV21, ai tha se nuk e kupton qasjen e Kurtit. “Kjo do të thotë se […]

Joseph: S’e kuptoj Kurtin – e pranoi draftin e Asociacionit, tash kërkon të ndryshohet – s’ka mundësi

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Washington, Edward P. Joseph ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund ta ndryshojë draftin e statutit të Asociacionit, të cilin thotë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar fillimisht.

Në një intervistë për RTV21, ai tha se nuk e kupton qasjen e Kurtit.

“Kjo do të thotë se kryeministri Kurti pranoi përmbajtjen, pranoi fjalët e statutit. Ishte forma rreth së cilës ai kishte shqetësime. Forma duhet të kishte blloqe nënshkrimesh. Kështu që ai pranoi përmbajtjen, por kishte një rezervë për formën, që e kuptoj. Por nuk e kuptoj tani, në qoftë se ju e pranuat përmbajtjen, si mund të thoni tani: Oh, dua të bëjë një statut tjetër. Këtë nuk e kuptoj”, u shpreh ai në këtë intervistë.

Sipas tij, kryeministri Kurti e ka pranuar draftin e Asociacionit në Bruksel, mirëpo ka kërkuar që i njëjti të nënshkruhet nga presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

Për Joseph, kërkesa e kryeministrit të Kosovës ka qenë e arsyeshme.

Megjithatë, ai thotë se drafti i propozuar nga Bashkimi Evropian nuk mund të ndryshohet.

“Përgjigje e shkurtër, jo. Jo! Nuk ka mundësi për të ndryshuar atë. Kjo është e para. E dyta: unë nuk e kuptoj atë qëndrim që e prezantuat dhe jam i sigurt se jeni të saktë. Por nuk e kuptoj atë qëndrim sepse nga ajo që e kuptoj, ndoshta gaboj, por nga ajo që kuptoj është se kryeministri Kurti tha në Bruksel, kur iu paraqit formalisht ky draft dhe ai nuk ishte vetëm sepse edhe presidenti Vuçiq ishte aty, nga ajo që kuptoj është se kryeministri Kurti tha po, mund ta pranoj këtë statut tani të BE-së, por fillimisht të hartuar nga QUINT, me Shtetet e Bashkuara, një propozim i përbashkët, tani i prezantuar nga BE tek kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq dhe nga ajo që kuptoj është se kryeministri Kurti tha po, unë mund ta pranoj këtë, e pranoj këtë statut nëse presidenti Vuçiq do ta nënshkruajë atë, që, sipas mendimit tim, është e arsyeshme. Mendoj se është e arsyeshme që kryeministri Kurti të kërkojë nënshkrim. Për mendimin tim, kjo është plotësisht e arsyeshme. Kemi parë çfarë bëri Presidenti Vuçiq, pas gjithë kësaj dhe kështu me radhë, dhe normalisht ju e kërkoni këtë. Duhet të kujtoni se presidenti Vuçiq nënshkroi marrëveshjen e Uashingtonit megjithëse pak ndryshe, por ai nënshkroi. Dhe kështu mendoj që është në rregull”.

“Po, ky është realiteti. Ky është realiteti. Dhe ta mbajmë në mend se është një realitet që vjen pasi Kosovës iu kërkua vazhdimisht të japë versionin e vet të statutit. Pra, nëse ju kërkohet të jepni statutin, ju nuk e bëni, ata jua japin atë, përfundimisht. Ju thoni, e pranoj me nënshkrim, pastaj nuk e kuptoj se si mund të thoni më pas jo, tani kemi diçka të re. Jo, kjo nuk mund të ndodhë. Asociacioni ishte gjithashtu një parakusht për Kosovën për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Ishte një çështje tjetër përpara kësaj dhe ajo ishte e lidhur me Manastirin e Deçanit, e cila u zgjidh nga kjo qeveri. Por pastaj ishte një parakusht i ri me asociacionin”, theksoi profesori Joseph.