Julian Deda ndan me publikun lajmin, ja ku do e shohim së shpejti

Julian Deda është një nga konkurrentët më të pëlqyer të Big Brother Vip 3. Ai shkoi në finale me Egla Cenon, por doli në vend të dytë. Aktori i njohur i humorit është përfolur shpesh së fundmi për një rikthim në ekranin e “Top Channel”, aty ku nisi karrierën televizive. E përmes një mesazhi drejtuar [...] The post Julian Deda ndan me publikun lajmin, ja ku do e shohim së shpejti appeared first on Kolibri.

Julian Deda ndan me publikun lajmin, ja ku do e shohim së shpejti

Julian Deda është një nga konkurrentët më të pëlqyer të Big Brother Vip 3. Ai shkoi në finale me Egla Cenon, por doli në vend të dytë.

Aktori i njohur i humorit është përfolur shpesh së fundmi për një rikthim në ekranin e “Top Channel”, aty ku nisi karrierën televizive.

E përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve në rrjetet sociale, Juli shprehet se nuk e ka vendosur ende se ku do e shohim. Ai rrëfen se ka pasur oferta, por nuk do të marrë në konsideratë vetëm shumën monetare.

“Më keni pyetur shpesh dhe jam pyetur shpesh, cilat janë planet në vazhdim. Siç e dini tani është sezon vere dhe emisionet janë pushim për një periudhë 3 mujore. Shumë shpejt do vendos se në cilin televizion do më shihni nga shtatori. Sigurisht është ana financiare por unë dua të bëj diçka të t’i pëlqejë të gjithëve”, u shpreh Juli.

Ai tha se gjatë verës, do të zhvillojë një tur me stand-up komedi, në Shqipëri ndoshta edhe jashtë shtetit.

“Sa i përket pjesës së verës, kam një “stand-up” që dua ta bëj në një tur aty ku më kanë mbështetur. Aty ku ka më shumë shqiptarë që duan të na mbështesin dhe takojnë”, tha ai.

The post Julian Deda ndan me publikun lajmin, ja ku do e shohim së shpejti appeared first on Kolibri.