Juventus në garë për sulmuesin qe ka shpërthyer sezonin e kaluar

Jonathan David është ëndrra e madhe e Juventusit për repartin ofensivë Jonathan David është një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, por kanadezi ende nuk ka lëvizur nga Lille. Sulmuesi kanadez ka pasur një vit fantastik me fanellën e Lille, ku ka zgjuar edhe interesimin e top klubeve evropiane. Në 40 ndeshje zyrtare me […]

Juventus në garë për sulmuesin qe ka shpërthyer sezonin e kaluar

Jonathan David është ëndrra e madhe e Juventusit për repartin ofensivë

Jonathan David është një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, por kanadezi ende nuk ka lëvizur nga Lille.

Sulmuesi kanadez ka pasur një vit fantastik me fanellën e Lille, ku ka zgjuar edhe interesimin e top klubeve evropiane.

Në 40 ndeshje zyrtare me fanellën e Lille, David ka shënuar 26 gola teksa ka asistuar në katër të tjerë.

Top skuadrat evropiane si Real Madrid, Chelsea, Liverpool, Man Utd, Juventus, Napoli e Bayern Munich janë vënë në ndjekje të sulmuesit kanadez.

Calciomercato ka raportuar se David është ëndrra e madhe e Juventusit për repartin ofensivë, me Zonjën e Vjetër që pritet t’i largojë disa sulmues si Dushan Vlahovic dhe Federico Chiesa.

Juventus ka marëdhënie të shkëlqyera me Lille pasi kanë transferuar edhe Timothy Weah ditë më parë dhe kanë biseduar edhe për David.

Megjithatë klubi francez i ka bërë të qartë Juventusit se për transferimin e kandezit duhet të paguar 70 milionë euro.