Kane kërkon transerimin të Manchester United!

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane thuhet se është i interesuar vetëm për një kalim nga Tottenham Hotspur te Manchester United. Qendërsulmuesi anglez është në treg, pavarësisht insistimit të kryetarit të Spurs, Daniel Levy, që ai të mos shitet. Sipas mediumit britanik The Sun, Kane dëshiron të mbetet në Ligën Premier dhe të përfundojë si golashënuesi […]

Kane kërkon transerimin të Manchester United!

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane thuhet se është i interesuar vetëm për një kalim nga Tottenham Hotspur te Manchester United.

Qendërsulmuesi anglez është në treg, pavarësisht insistimit të kryetarit të Spurs, Daniel Levy, që ai të mos shitet.

Sipas mediumit britanik The Sun, Kane dëshiron të mbetet në Ligën Premier dhe të përfundojë si golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez.

Kane beson se një lëvizje te Djajtë e Kuq do t’i jepte atij mundësinë për të fituar trofe.

Djajtë e Kuq kanë fituar Kupën Carabao këtë sezon dhe do të përballen me Manchester Cityn në finalen e FA Cup të shtunën.

Transferimi i Kane do t’i kushtonte shumë para Unitedit, por mund të zgjidhë shumicën e çështjeve të tyre në sulm nga ky sezon.

Ndryshe, kapteini i Anglisë dhe Spurs është lidhur shumë edhe me një transferim te Real Madridi.