Kastrati: Kosova është e gatshme për anëtarësim në NATO

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kadri Kastrati, konsideron se Kosova është e gatshme për t’u anëtarësuar në NATO. Sipas Kastratit, edhe Ushtria e Kosovës i ka kapacitetet për një rrugë të tillë. “Kosova është e gatshme që të hyjë i ka përmbushur si shtet nevojat edhe ushtria i ka kapacitetet që të jetë […]

Kastrati: Kosova është e gatshme për anëtarësim në NATO


Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kadri Kastrati, konsideron se Kosova është e gatshme për t’u anëtarësuar në NATO.

Sipas Kastratit, edhe Ushtria e Kosovës i ka kapacitetet për një rrugë të tillë.

“Kosova është e gatshme që të hyjë i ka përmbushur si shtet nevojat edhe ushtria i ka kapacitetet që të jetë anëtare”, ka thënë Kastrati për FrontOnline.

Megjithatë, sipas tij, pa njohjen e katër shteteve anëtare të NATO-s, Kosova nuk mund të jetë pjesë, thotë Kastrati për “Front Online”.

“Anëtarësimi në NATO është çështje politike sepse katër shtetet e NATO-s që nuk na kanë njohur si: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja duhet të na njohin dhe të votojnë të gjitha shtetet anëtare të Parlamentit të NATO-s për të qenë Kosova pjesë”, ka pohuar Kastrati.

Përndryshe, në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës në sheshet e Prishtinës dje është bërë parakalimi i 1500 pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

Fillimisht u mbajt një ceremoni me fjalime nga liderët e shtetit dhe më pas urdhri për parakalim u dha nga presidentja Vjosa Osmani.

Në këtë parakalim ishin të pranishëm krerët e shtetit të Kosovës, deputet e ministria, si dhe personalitete të ftuar, si edhe presidenti i Shqipërisë Barjam Begaj.