Kënga legjendare e Shkurte Fejzës hyn në filmin amerikan për Luftën e Kosovës

Kënga legjendare e Shkurte Fejzës hyn në filmin amerikan për Luftën e Kosovës

Në filmin e ri amerikan “The Journalist Mission”, që trajton ngjarjet e Luftës së Kosovës, do të dëgjohet edhe zëri i këngëtares së njohur Shkurte Fejza.

Sipas informacionit të publikuar në rrjetet sociale, i gjithë skenari i filmit është shkruar nën frymëzimin dhe melodinë e këngës “Mora fjalë”, një prej këngëve më të njohura të Shkurte Fejzës.

“I gjithë skenari i ‘The Journalist Mission’ është shkruar me melodinë e ‘Mora fjalë’ nga e madhja Shkurte Fejza”, thuhet në publikim.

Një tjetër moment ku zëri dhe arti shqiptar bëhen pjesë e një produksioni ndërkombëtar, duke e përcjellë historinë dhe emocionin e Kosovës përtej kufijve.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.