Kërcënimet e Trump, Bojaxhi: Irani reziston edhe me vite

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Gjergj Bojaxhi ka zbërthyer dinamikat e fundit të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke argumentuar se ndërhyrja aktuale ushtarake ndaj Iranit synon më shumë se thjesht neutralizimin e programit bërthamor.
Sipas Bojaxhiut, dobësimi i ndjeshëm i Teheranit vitet e fundit u pa nga SHBA dhe Izraeli si momenti ideal për të diktuar një ndryshim regjimi.
“Vjet në qershor, Amerika dhe Izraeli bombarduan Iranin. Presidenti Trump, kryeministri izraelit, të gjithë thanë që programi nuklear i Iranit është dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe është kthyer shumë vite mbrapsht. Kështu që në këtë pikë, nuk kishte asnjë gjë urgjente që Amerika të hapte luftë, sepse kjo është prezantuar si diçka jetike që duhet të ndodhte tani në fakt regjimi i Iranit ka qenë i dobësuar në gjithë këto vite. Irani është një diktaturë dhe kjo nuk diskutohet. Por dobësimi i Hezbollahut në Liban, pothuajse shkatërrimit në Gaza dhe njësitë në Irak, pa dyshim që tregojnë se Irani në ndikimin rajonal padyshim që është shumë më i dobësuar seç ishte më parë. Edhe në sistemin e brendshëm ekonomik, seksionet ndër vite kanë bërë dëmin e vet dhe Irani ishte në një pikë shumë të dobët.”
Arsyeja se përse kjo luftë nisi pikërisht tani është se Amerika dhe Izraeli menduan që Irani është aq i dobët, saqë mund të ndërhyjmë për një ndryshim regjimi. Dhe ditën që Trump doli për të folur, sapo filluan sulmet, ishte pikërisht ndryshimi i regjimit. Paravarësisht se më vonë filloi që të flasë për shumë gjëra. Kur vendosi që të sulmonte, ajo me të cilën e lidhi fillimin e sulmeve ishte ndryshimi i regjimit dhe një e ardhme e re për popullin iranian. Në këtë këndvështrim duhet ta shikojmë gjithë këtë gjënë ku jemi. Regjimi iranian kërkon që të mbijetojë. Ajo që Irani ka bërë është ‘ose do të jemi të gjithë mirë, ose s’do të jemi të gjithë mirë’. E ka lidhur luftën me dhimbjen ekonomike dhe stabilitetin rajonal.”
Bojaxhi theksoi se, pavarësisht deklaratave “bombastike” të Presidentit Trump, lufta nuk do të ketë një përfundim të shpejtë. Ai tha se do të ketë një rezistencë afatgjatë iraniane dhe paralajmëroi se synimi për të rrëzuar regjimin përmes shkatërrimit të infrastrukturës civile mund të kufizohet me krimet e luftës.
“Me deklaratën që ka bërë Trump sot, sigurisht që civilizimi iranian nuk do të zhduket se tha që do e zhdukim civilizimin, që në fakt është gjenocid. Këto janë deklarata shumë bombastike, por unë mendoj që nuk do të ndodhë asnjë gjë sot. Ura nuk do të digjet, Ngushtica nuk do të hapet dhe Irani nuk do e hapë me afatin që i ka lënë Trump. Irani nuk do të rezistojë vetëm këto 3 orë e gjysmë, Irani do të rezistojë me muaj dhe vite të tëra, kështu siç ka nisur kjo punë. Nuk do të respektohet afati kohor. Kjo gjë nuk do të zgjidhet sot, as pa dy ditësh, dy javësh apo dy muajsh. Nuk mund të bombardosh të gjitha urat, apo termocentralet. Nuk mund të shkatërrosh të gjitha kapacitetet infrastrukturore dhe energjetike të një vendi, sepse do të rrëzosh regjimin, është krim lufte. Marrëveshje këto ditë nuk do të kemi.”



