Ekstradohen në Kosovë dy persona të kërkuar për tentim vrasje nga Gjermania dhe Franca

Ekstradohen në Kosovë dy persona të kërkuar për tentim vrasje nga Gjermania dhe Franca

Ekstradohen në Kosovë dy persona të kërkuar për tentim vrasje nga Gjermania dhe Franca

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Franca për në Kosovë, të cilët kanë qenë në kërkim me letër-rreshtim ndërkombëtar. Nga policia është bërë e ditur se të arrestuarit ishin në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, dhe se të dyshuarit kërkoheshin për dy raste të ndara "Vrasje në tentativë".

Njoftimi

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca për në Kosovë dy persona që ishin në kërkim me letër-rreshtim ndërkombëtar

Prishtinë, më 25 prill 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datat 23 dhe 24 prill 2026, kanë realizuar me sukses ekstradimin e dy personave të kërkuar nga drejtësia, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it. Të dyshuarit kërkoheshin për dy raste të ndara "Vrasje në tentativë".

Paraprakisht të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete e shteteve përkatëse në Gjermani dhe Francë dhe ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve prej nga u ekstraduan të kërkuarit.

Burimi i lajmit: orainfo.net

Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today. Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Për ankesa ose kërkesa për heqje materiali, na kontaktoni në Facebook: KosovaToday. Faleminderit për mirëkuptimin.