Këshilltari i Osmanit: Presidentja nuk do të ketë takim me emisarin Lajçak

Bekim Kupina, këshilltari për media i Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmanit, për FrontOnline ka thënë se nuk do të ketë takim mes Presidentës Vjosa Osmanit dhe emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, raporton FrontOnline. Kupina, thotë se mos realizimi i këtij takimi është për shkak i mospërputhjes së agjendës së paracaktuar të Presidentes Osmani. ”Presidentja […]

Këshilltari i Osmanit: Presidentja nuk do të ketë takim me emisarin Lajçak

Bekim Kupina, këshilltari për media i Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmanit, për FrontOnline ka thënë se nuk do të ketë takim mes Presidentës Vjosa Osmanit dhe emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, raporton FrontOnline.

Kupina, thotë se mos realizimi i këtij takimi është për shkak i mospërputhjes së agjendës së paracaktuar të Presidentes Osmani.

”Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”, thotë për FrontOnline, Bekim Kupina, këshilltar për medie i Presidentes Osmani.

Ndryshe, sot në Kosovë është duke qëndruar për një vizitë, emisari special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Qeveria e Kosovës, ka deklaruar se Lajçak do të mbajë një takim me kryeministrin Albin Kurtin dhe zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi/FrontOnline/