Këta janë deputetët e AAK-së në komisionet parlamentare, VV tregon disa ndryshime

Me 100 vota për, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar plotësimin e vendimit lidhur me përbërjen e komisioneve parlamentare. Fillimisht, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, ka njoftuar për disa ndryshime. “LVV propozon që në Komisinin ëpr Buxhet të ketë anëatër edhe deputeten Shqipe Meta Jusufi. Një ndryshim, deputeti Arbër Rexhaj të jetë

Këta janë deputetët e AAK-së në komisionet parlamentare, VV tregon disa ndryshime
keta-jane-deputetet-e-aak-se-ne-komisionet-parlamentare,-vv-tregon-disa-ndryshime

keta-jane-deputetet-e-aak-se-ne-komisionet-parlamentare,-vv-tregon-disa-ndryshime

Me 100 vota për, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar plotësimin e vendimit lidhur me përbërjen e komisioneve parlamentare.

Fillimisht, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, ka njoftuar për disa ndryshime.

“LVV propozon që në Komisinin ëpr Buxhet të ketë anëatër edhe deputeten Shqipe Meta Jusufi. Një ndryshim, deputeti Arbër Rexhaj të jetë në komisionin për cështjes e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërkohë deputeti Iliri Qeriqi në Komisionin për Mbikeqyre të AKI-së., Deputeti Valon Ramdani ën Komisionin për Ekonomi dhe deputetja Adriana Matoshi te Komisioni për Administarët Publike dhe Media.”

Ndërsa shefi i grupit të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë propozimet e kësaj partia për të gjitha komisionet.

“I propozojmë këta anëtar të komisioneve. Në komisionin për të drejtuar dhe interesin e komuniteteve, Besnik Tahiri, në komisionin për legjislacion, unë sërish, Besnik Tahiri, anëtare e komisionit për Integrim Evropian dhe për Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj, për Arsim dhe Shkencë, Besnik Tahiri. Në Komisionin për Ekonomi, prapë Besnik Tahiri, në Komisionin për Mjedis dhe në Komisionin për Shëndetësi, Albana Bytyqi. Në Komisionin për Administratë Publike dhe Media, Time Kadrijaj, për Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, deputetja Albana Bytyqi. Në Komisionin për të drejtat e njeriu, propozohet Albana Bytyqi. Për komisionin për mbikëqyrje të financave publike, Besnik Tahiri. Në Komisionin për AKI dhe në komisionin për Kulturë, Turizëm, e Sport, Bekë Berisha. Dhe në Komisionin për Mirëqenie Sociale, Time Kadrijaj.”