Këto janë disa nga projektet milionëshe që i pezullohen Kosovës nga sanksionet

Ish ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka publikuar disa nga projektet milionëshe që janë pezulluar për Kosovën nga ana e BE-së, për shkak të mosndërmarrjes së veprimeve për shtensionim të situatës në veri. Projekti i parë i anuluar me vlerë prej 87 milion Euro godet 38.000 banorë të Prishtinës të […]

Këto janë disa nga projektet milionëshe që i pezullohen Kosovës nga sanksionet

Ish ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka publikuar disa nga projektet milionëshe që janë pezulluar për Kosovën nga ana e BE-së, për shkak të mosndërmarrjes së veprimeve për shtensionim të situatës në veri.

Projekti i parë i anuluar me vlerë prej 87 milion Euro godet 38.000 banorë të Prishtinës të cilët do të lidheshin me ngrohjen qendrore të qytetit në vitin 2027.

Projekti i dytë i anuluar me vlerë prej 110 milion Euro ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve për energji solare mbi deponit e pluhurit të KEK e që do të prodhonte 110MW energji elektrike apo mbi 13% të kapaciteteve ekzistuese të Kosovës.

Projekti i tretë i anuluar është autostrada Merdare- Prishtinë me vlerë 207.7 milion Euro dhe e cila godet kryesisht diasporën dhe mban lartë koston e transportit të mallrave nga e për Kosovë.

Projekti i katërt ka të bëjë me bashkëpunim ndër universitarë në mes të Universiteteve të Kosovës dhe rrjetit të 500 Universiteteve Europiane. 14.4 milion Euro do të ishte përfitimi i menjëhershëm dhe mundësi të shumta për studentët tonë që të marrin dije nëpër shumë universitete Europiane, ka bërë të të ditur Arifi.

Siç ka bërë të ditur BE-ja, këto masa janë të përkohshme dhe mund të hiqen sapo Kosova të marrë veprime drejt shtensionimit të situatës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka cilësuar këto masa si të padrejta. Ai këtë e ka thënë edhe gjatë ditës së djeshme ku ka folur për takimin që kishte me ndërmjetësin evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se Kosova “nuk mban asnjë faj as për eskalim të gjendjes dhe as për mosnormalizim të raporteve”.

I dhashë edhe vërejtjen time, që masat ndaj Kosovës janë të padrejta, ndonëse thuhet që janë të përkohshme, meqenëse Kosova nuk mban asnjë faj as për eskalim të gjendjes dhe as për mosnormalizim të raporteve”, tha Kurti para mediave.