Këto zhvillime pritet të ndodhin sot në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë Ngjarjet e datës 13 qershor 2023: – Mbahet takimi i përbashkët i Grupit Punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve nga Këshilli i Evropës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 8:50) – Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon edicionin e dytë […]

Këto zhvillime pritet të ndodhin sot në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 13 qershor 2023:

– Mbahet takimi i përbashkët i Grupit Punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve nga Këshilli i Evropës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 8:50)

– Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon edicionin e dytë të VET Samitit 2023 i cili fokusohez në të ardhmen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë. (Klan Arena, ora 9:00)

– Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, në bashkëpunime me organizatën “Women’s Federation for World Peace International”, organizon konferencën e 2-të vjetore me temë “Nuk ka paqe pa gra” Çfarë po sjellin gratë në proceset e paqes, parandalimin e konflikteve dhe sigurinë njerëzore në Ballkan?. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

– Mbahet konferenca për shtyp e Festivalit të Filmit Rolling, një ngjarje që feston kinemanë e pavarur dhe promovon diversitetin kulturor. (Qendra për Praktikë Narrative, në rrugën e UÇK-së, ora 10:00)

– Lansohet projekti “Gender Equality Facility”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i implementuar nga Zyra e UN Women në Kosovë. (Parku Arkeologjik i Muzeut të Kosovës, ora 10:00)

– Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton para Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me trajtimin shëndetësor jashtë vendit dhe listën esenciale e barnave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon tryezën e katërt të Sportit, e cila grumbullon krerët dhe vendimmarrësit e sportit në vendin tonë. (Parku i Inovaticionit dhe trajnimeve në Prizren, ora 10:00)

– Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të eventit “KarrieraUP” edicioni i katërt, i cili organizohet nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

– Aleanca Kosovare e Biznesit, shënon Ditën e Qershisë 2023 me moto: Unë konsumoj produkte vendore, po ju? (Kompleksi i plantacionit të qershisë, AgroKosova Holding, Suharekë, ora 12:00)

– Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim themelon grupin për Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

– Kryeministri Albin Kurti drejtohet me një fjalim përshendetes në tryezen e katërt e sportit. (Parku i Inovaticionit dhe trajnimeve në Prizren, ora 13:45).