KFOR: Ndërhyrja jonë në Zveçan vendimtare për shmangien e përplasjes së shqiptarëve me serbët

Forcat paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) thane se “ndërhyrja e tyre ishte vendimtare” për të mos lejuar përleshjen e shqiptarëve me serbët gjatë trazirave në veri, ku mbetën të lënduar 38 oficerë të KFOR-it. “Ishte shumë e dhunshme, por mendoj se ndërhyrja e KFOR-it ishte vendimtare sepse ne i shmangëm përplasjet dhe kontaktet mes […]

KFOR: Ndërhyrja jonë në Zveçan vendimtare për shmangien e përplasjes së shqiptarëve me serbët

Forcat paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) thane se “ndërhyrja e tyre ishte vendimtare” për të mos lejuar përleshjen e shqiptarëve me serbët gjatë trazirave në veri, ku mbetën të lënduar 38 oficerë të KFOR-it.

“Ishte shumë e dhunshme, por mendoj se ndërhyrja e KFOR-it ishte vendimtare sepse ne i shmangëm përplasjet dhe kontaktet mes dy palëve”, tha kapiteni Davide Inglese, komandant i kompanisë i cili ishte i pranishëm gjatë përleshjeve në Zveçan.

“Unë mendoja vetëm për ushtarët e mi, mendoja vetëm për detyrën time, që ishte ruajtja e sigurisë”, tha ai për AFP-në, përcjell Insajderi.

Personeli i KFOR-it me helikopterë dhe me autoblindën të martën kreu operacione të rregullta monitorimi në Mitrovicë.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë situatën.

Inglese tha se, pas trazirave të 29 majit, ai kishte folur me të dyja palët në terren në Mitrovicë.